Nga Shqipëria / E Hënë 25 Dhjetor 2017, 19:07

Lajm i keq për të burgosurit, festat nuk do t’i festojnë siç pritej

Ditën e sotme drejtori i burgjeve Arben Çuko, ka dhënë një lajmërim të rëndësishëm për sa i përket lejeve që të burgosurit përfitojnë gjatë periudhës së festave.

Lajmi nuk ka qenë ai që të gjithë ata që po vuajnë dënimet në burgje po prisnin, pasi ai lajmëroi se këtë vit të burgosurit nuk do të përfitojnë nga leja shpërblyese që u jepte atyre mundësin që festën e vitit të ri ta kalonin me familjen.

Në marrjen e këtij vendimi është bërë e ditur se ka ndikuar edhe rasti i Artan Koçekut, i cili doli nga burgu me anë të kësaj leje dhe vrau një policë në qytetin e Shkodrës. Drejtoria e Burgjeve bënë me dije se këtë vit po mundohen të rrisin parametrat e sigurisë.