Nga Shqipëria / E Hënë 5 Shtator 2022, 22:10

I ati feston ditëlindjen, Fifi e surprizon në mënyrën më të bukur

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur Fifin. I ati feston ditëlindjen dhe ajo e ka surprizuar duke e uruar publikisht.

Këngëtarja i ka dedikuar fjalët më të ëmbla teksa ka publikuar videon e momentit kur ai e vizitoi brenda "Big Brother VIP".

“Urime ditëlindjen babalushi jem. Urime o njeriu që më bën të frenoj kur marr malet dhe që më mësove të kërkoj falje kur jam gabim. Urime o njeriu që më bën të kuptoj që jeta është po aq e shkurtër sa edhe e gjatë. Urime o babalushi jem, i vetmi njeri që më bën të pendohem dhe të ul kokën kur e menderos. Urime o njeriu më i drejtë në botë. Ti je arsyeja pse unë respektoj meshkujt. Të dua Avni Raçi deri sa të vdes”, ka shkruar Fifi.