Nga Shqipëria / E Hënë 5 Shtator 2022, 22:10

Beniada Nishani puthet në buzë me modelen italiane në 'Festivalin e Venecias'

Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani është mes të ftuarve në Festivalin e 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. 

Sot gjatë parakalimit në tapetin e kuq ajo është shoqëruar me modelen dhe spikeren Gloria Fregonese.

Vajzat kanë marrë vëmendjen duke shkëmbyer një puthje në buzë. 

Beniada kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë gold me detaje dhe me shkëlqim. Flokët i mbajti lëshuar me onde ndërsa grimi dukej shumë i lehtë.

Ndërsa Fregonese kishte veshur një fustan ngjyrë vishnje dhe flokët i kishte kapur.