Nga Shqipëria / E Hënë 5 Shtator 2022, 19:07

'Më ka mësuar mami', Rita Ora hap petat për byrek

Rita Ora ka ardhur në Shqipëri për koncertin që do të mbajë ditën e nesërme në Tiranë. Pas takimit me studentët e Liceut, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka vizituar ditën e sotme “Shtëpinë e Ngjyrave”, një qendër jofitimprurëse që ofron shërbim social për fëmijët në nevojë.

Gjatë vizitës, Rita shkoi në kuzhinë dhe nisi të hapë petat për byrek. “Më ka mësuar mami”, u shprehet këngëtarja duke zbuluar se byreku është ushqimi i preferuar shqiptar.