Nga Shqipëria / E Hënë 5 Shtator 2022, 13:01

Aldo nuk fshihet më, programi i mëngjesit në Klan fillon me ndryshime këtë sezon

Për herë të parë emisioni “Aldo Morning Show” në Tv Klan ka ndryshuar strukturën. Tashmë jo më i fshehur pas mikrofonit, Aldon Lipe do drejtojë prej orës 7 pa 1 minutë deri më 10:00 programin e mëngjesit, i shoqëruar nga gazetaret Albana Çaushaj dhe Megi Latifi.

Telefonatat në studio do të shndërrohen në mesazhe në WhatsApp, të cilat mund të jenë edhe video-thirrje. Veç temës së ditës, do të vijojë parashikimi i motit, përditësimi mbi lajmet e fundit, si dhe rubrika “Zëri i Qytetarëve”. 

Gjithashtu një i ftuar special do të jetë i pranishëm në program.