Nga Shqipëria / E Hënë 25 Dhjetor 2017, 18:06

Mesazhi prekës i Rozanës për xhaxhain e saj Françesk Radin: Duartrokasin aty ku ty të ngulën thikën mbas shpine

Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi ditën e sotme ka bërë një dedikim për xhaxhain e saj i cili nuk jeton më, artistin Françesk Radin. Ajo ka shpërndarë një video nga Festivali i Këngës në RTSH, ku janë bërë homazhe për artistin e madh. Moderatorja ka thumbuar sipas saj të gjithë ata që mesa duket i kanë ngulur thikën mbas shpine artisit Françesk Radi.

“I shikon? duartrokasin për ty, salla e madhe e Pallatit të Koncerteve, e njëjta sallë ku ty të ngulën thikën pas shpine disa herë. Është e njëjta sallë ku publiku të duartrokiste dhe këndonte bashkë me ty” – ka shkruar Rozana.

Ndërsa më poshtë ajo ka shkruar për mungesën e madhe që ajo dhe familja e saj ndjejnë tani që xhaxhai i saj nuk jeton më, e sidomos në këtë ditë feste siç janë Krishtlindjet, ku artisti ishte gjithmonë i pranishëm në tryezën e tyre familjare.

“Franko, është nata e Krishtlindjes dhe është viti i parë që ti nuk do të jesh me kitaren tënde në tavolinën tonë të madhe. Është e vështirë, aq e vështirë sa tek shkruaj më mblidhet një lëmsh në grykë. Por ne, me zërin që na dridhet do të këndojmë këngët e tua dhe do falenderojmë zotin që na bekoi me një njeri si ti në jetën tonë. Gëzuar Krishtlindjen Franko. Të duam shumë” – ka shkruar këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram.