Nga Shqipëria / E Diel 4 Shtator 2022, 21:09

Einxhel dhe Dagz zbulojnë gjininë e bebit

Einxhel dhe Dagz kanë vendosur të zbulojnë këtë të diel gjininë e bebit që po presin. Çifti ka mbledhur familjarët dhe miqtë e ngushtë në një restorant me pamje nga Tirana dhe e kanë zbukuruar ambientin me tollumbaca të bardhë.

Edhe çifti ishte veshur gjithashtu me të bardha e të dy së bashku kanë hapur një kuti të madhe nga ku kanë dal tollumbaca blu, duke treguar kështu që do bëhen me djalë. 

Einxhel dhe Dagz pozuan për miqtë e tyre edhe me një arush gjigant, shumë të lumtur që së shpejti do bëhen prindër për herë të parë.