Ka humbur jetën tragjikisht ylli i TikTok-ut, Tanya Pardazi. 21-vjeçarja e famshme në Tiktok ka vdekur pas një hedhjeje me parashutë në Toronto, Kanada.

Pas përfundimit të një kursi që kishte bërë, Tanya vendosi të hidhej e vetme, por aksidenti fatal ndodhi për shkak të një gabimi në tërheqjen e parashutës e cila nuk u hap në kohën e duhur.

21-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital por aty u shpall e vdekur, raporton The Independent.

Tayna ishte shumë e famshme në TikTok ku kishte mbi 100,000 ndjekës dhe dy milionë pëlqime.


