Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Shtator 2022, 22:10

Beniada zgjidhet për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin e Filmit në Venecia

Modelja Beniada Nishani ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit në rrjete sociale. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Filmit në Venecia me datë 5 Shtator.

“Dua te ndaj me ju nje ftese shume te rendësishme per mua, do te shihemi me 5 shtator ne Festivalin e Filmit ne Venecia. Shpresoj te përfaqësoj Shqipërinë ne mënyrën me te mire te mundshme", ka shkruar Beniada në Instagram.

Kujtojmë se ajo u bë shumë e njohur dhe e dashur nga publiku shqiptar gjatë qëndrimit të saj në "Big Brother VIP".