Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Shtator 2022, 22:10

'Flisni, flisni, unë po vazhdoj të...', Monika Lubonja e hodhi thumbin e rradhës

Monika Lubonja ka marrë të gjithë vëmendjen me një video të publikuar së fundmi në Instagram. Aktorja shfaqet duke pirë kafen teksa thotë: Flisni, flisni. Ju flisni unë po vazhdoj të pi kafen!

Videoja është qartazi një thumb për dikë, por se kujt i drejtohet nuk mund ta themi me siguri.

Kujtojmë se pas daljes nga Big Brother VIP, Monika është përplasur shpesh me Ilirin dhe Sabianin.