Në rrjete sociale është publikuar së fundmi një video e rëndë ku një i moshuar shihet duke kryer veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur. Ai është ulur pranë vajzës dhe e prek në vende intime.
Videoja ka shkuar në polici dhe i moshuari, Sh. C., 76 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar.
"Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan me inicativë shtetasin Sh. C., për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët, për bashkëpunimin, dhe i fton që të vazhdojnë të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast paligjshmërie që ata evdientojnë", thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi: Abc News
