Para disa ditësh Zaimina Vasjari organizoi një baby shower për ardhjen e fëmijës së saj, ku dhe nëpërmjet detajeve u kuptua se ajo po pret një vajzë, të cilës i ka vendosur emrin Khloe.

Pak minuta më parë ajo ka shpërndarë edhe videon nga ajo ditë, ku shfaqen të ftuarit dhe festa e madhe që u organizua. Por një detaj shumë i veçantë është në mbyllje të videos, ku Zaimina kap për dore bashkëshortin e saj të cilit përsëri nuk i ka zbuluar pamjen.

Por në dedikimin që ajo ka shkruar posht videos ka vendosur që më në fund të zbulojë emrin e partnerit të saj. Ai quhet Klodian Asllani dhe ajo e falenderon atë që e bëri mama.

” Të dua Khloe! Dita kur dëgjova për herë të parë rrahjen e zemrës tënde, ishte momenti më emocionues dhe i mrekullueshëm i jetës sime. Ti je gjëja më e pastër që më ka ndodhur dhe mezi pres të të marr në krahe të të dua dhe të të mbroj për gjith jetën”, shkruan Zaimina mbi videon e postuar ku dëgjohen të rrahurat e zemrës së vajzës.“Faleminderit Klodian Asllani që më trajton si mbretëreshë, që më bën të ndihem speciale në këtë periudhë magjike dhe më e rëndësishmja faleminderit që më bëre mama”, e ka mbyllur kështu Zaimina dedikimin e saj teksa në fund të videos shfaqet e kapur nga duart me partnerin e saj.


