Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Shtator 2022, 11:11

Bora dhe Donaldi konfirmojnë ribashkimin me një tjetër veprim

Që Bora dhe Donaldi janë bashkë kjo tashmë dihet! Dyshja janë kapur mat disa herë që pas daljes së Donaldit nga "Big Brother VIP" e madje së fundmi pozuan për herë të parë së bashku që pas ribashkimit, në një foto me mikeshën e tyre Semin.

Por tani Bora e Donaldi kanë bërë veprimin e rradhës që konfirmon ribashkimin e tyre. Çifti ka nisur të ndjekë sërish njëri-tjetrin në Instagram.

Kujtojmë që Bora e hoqi Donaldin nga lista e ndjekësve në Instagram, kur ai nisi një lidhje me Beatrixën brenda shtëpisë së "Big Brother VIP".