Këshilla / E Hënë 25 Dhjetor 2017, 16:04

4 mënyra për të humbur peshën e fituar gjatë pushimeve të fundvitit

Gjatë pushimeve, të gjitha qëllimet tona dhe përpjekjes për të mbajtur peshën aktuale dhe trupin në formë e duhur janë pak të vështira me të gjitha ushqimet e mira që gatuhen në ato ditë. Pushimet janë për kënaqësi dhe vijnë vetëm një herë në vit, por është e rëndësishme të kuptojmë koston që do ketë ngrënia e gjërave të yndyrshme për trupin tonë, ato mund të duken të pafajshme,por marrja e kileve gjatë festave është një gjë që i shqetëson të gjithë njerëzit, pasi humbja e tyre është tepër e vështir. Pak më poshtë kemi disa mënyra që ju mund të përdorni për të humbur kilet e tepërta të grumbulluara nga festa e viti të ri.

1. Ju duhet të ushtroheni në natyrë. Edhe pse ndoshta ju pas pushimeve nuk do keni shumë kohë të lirë, rekomandohet që të paktën një ose dy orë ti shpenzoni jashtë në natyrë. Duhet  të bëni ecje çdo ditë, bëni ecje të ngadalshme ose dhe çiklizëm dhe kjo gjë do ndikojë në djegien e kalorive të tepërta.

2. Ushqimi me pak kalori gjithashtu është një zgjedhje tjetër. Mundohuni të shmangni yndyrat dhe të ushqeheni me disa ushqime të cilat ndikojnë shumë në humbjen e peshës. Disa sugjerime janë patatet e ëmbla të cilat përmbajnë shumë fibra , spinaqi i cili është shumë i shëndetshëm si dhe mollët që janë të pasura me vitamina.

3. Organizimi i vakteve është i rëndësishëm. Ju dihet që nuk mund ta frenoni veten tuaj për të mos ngrënë gjatë festave por mund të bëni diçka tjetër. Duhet të filloni të organizoni vaktet tuaja. Në qoftë se ju konsumoni mëngjesin në një orar drekën, në një tjetër darkën po ashtu, do shmangni ngrënien vend e pa vend dhe në orare shumë të afërta që shkakton çrregullim në organizëm. Gjatë kësaj periudhe sugjerohet të ushqeheni me proteina.

4. Stresi po ashtu është një faktor tjetër që duhet të shmangni. Ju nuk duhet të stresoheni pasi stresi e bën trupin tuaj të mbajë yndyrë dhe nivelet e hormonit tuaj të urisë të rriten. Mos harroni të pushoni. Gjumi i  natës është i rëndësishëm. Ju patjetër do të luftoni stresin dhe do të bëni zgjedhje më të mira të ushqimit pasi të jeni të ngopur me gjumë.