Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Shtator 2022, 10:10

Video/ Spikerja e lajmeve gëlltit mizën teksa fliste

Një situatë e pazakontë i ka ndodhur një spikereje lajmesh në Kanada dhe e gjitha ka ndodhur drejtpërdrejt. Farah Nasser e Global News, teksa fliste live, gëlltiti një mizë, por vazhdoi punën e saj me profesionalizëm të jashtëzakonshëm. Ajo pastroi fytin, qëndroi e qetë dhe vazhdoi punën e saj.

“Ne të gjithë kemi nevojë për një të qeshur këto ditë”, shkroi ajo në Twitter, duke shtuar: “Rezulton se nuk jo vetëm kryeministri i Kanadasë, por unë gjithashtu gëlltita një mizë në ajër sot.”