Teksa "Dancing with the stars" pritet të fillojë së shpejti, nga dita ditës po zbulohen detaje të reja. Ditën e djeshme "Kryefjala.com" zbuloi emrat e dy konkurrenteve Irini Qirjako dhe Mihrije Braha, ndërsa sot është zbuluar një tjetër.
Bëhet fjalë për solistin e grupit "Asgjë sikur dielli", Alban Nimani. Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e "Dancing with the stars" në Instagram.
“Për të treguar se sa do të shkëlqejë ylli i tij në kërcim, i bashkohet kastit të #DWTS, solisti i grupit “Asgjë sikur dielli”", shkruhet në postim.

