Urimeve për festën e Krishtlindjeve nuk mund të mungonte pa e bërë edhe Presidenti i vendit Ilir Meta, i cili ka zgjedhur të urojë të gjithë besimtarët krishterë me anë të një fotografie tepër të veçantë.

Ai ka postuar një foto familjare ku shfaqet së bashku me bashkëshorten Monika Kryemadhin dhe fëmijët e tyre.

Pranë fotos Presidenti Meta ka shkruar:
“Të dashur miq,
Në këtë Ditë të Bekuar, unë dhe familja ime duam t'ju shprehim urimet më të mira e të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!
Kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera hyjnore dhe njerëzore, uroj të sjellë më shumë shpresë, lumturi e qetësi, dashuri e besim, harmoni e mirëkuptim dhe të forcojë më tej paqen në familje e në shoqëri, mes njerëzve e mes popujve, të sjellë begati sociale dhe përparim të njerëzimit.
Të përpiqemi në këtë ditë të shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët për t’u dhënë shpresë dhe besim.
Gëzuar nga mot Krishtlindjen!”

