Nga Shqipëria / E Premte 2 Shtator 2022, 14:02

Rama: Evropa po përgatitet për ndërprerje të energjisë elektrike pas orës 10 të darkës

Gjatë Konferencës së Samitit të Hapur, kryeministri Edi Rama është shprehur se Ballkanin, duke përfshirë dhe Shqipërinë, e pret një vit i vështirë.

Ai tha se Evropa po përgatit plane për të përballuar krizën energjetike, siç është fikja e dritave pas orës 22:00.

“Ky dimër ka gjasa të jetë më i vështiri që kemi hasur. Në Ballkan nuk kemi pasur dimra të lehtë. Sot që flasim në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje energjie. Ky është fakt. Në vende si Britania, Franca apo Gjermani po paraqiten plane për të ndërprerë energjinë. Plane këto që përfshinë fikjen e dritave pas orës 22:00. Mbyllje të çdo aktiviteti restorante. Njësoj si në kohën e pandemisë për të kursyer energji elektrike”, u shpreh Rama.

Burimi: Abc News