Nga Shqipëria / E Premte 2 Shtator 2022, 14:02

Nënë për herë të tretë, Arbana Osmani pret vizitorët më të veçantë në spital

Arbana Osmani u bë ditën e djeshme nënë për herë të tretë. Ajo solli në jetë një vajzë të cilës i vendosi emrin Zoi.

Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja teksa publikoi një foto me të porsalindurën në krahë. Ditën e sotme Zoi ka pritur vizitorët më të veçantë, vëllezërit e saj.

Arbana ka publikuar një foto ku shihet krah djemve, Jonit dhe Diellit. "Vëllezërit e mëdhenj erdhën për të vizituar motrën e vogël", ka shkruar ajo krahas fotos.