Eno Popi është një personazh që rrallë herë bëhet pjesë e lajmeve rozë. Ai gjithmonë mundohet që jetën e tij private ta mbajë larg syrit të publikut. Prej disa vitesh gazetari është në një lidhje me një vajzë të quajtur Atena dhe prej një kohe të gjatë ata edhe bashkëjetojnë.

Por një lajm i bukur nga ana e çiftit është bërë i ditur dje dhe kjo nga shoqja e tyre moderatorja Arbana Osmani, e cila ka zbuluar se gazetari dhe partnerja e tij së shpejti do të bëhen prindër të një fëmije.

Ditën e sotme vetë Eno e ka konfirmuar këtë gjë, pasi ai ka postuar një foto ku shihet pema e Krishtlindjeve dhe mbi të çifti ka vendosur ekografin e foshnjës, ku dhe ka lajmëruar se ata presin një vajzë.

“Është një vajzë. Këto Krishtlindje na gjetën duke pritur për bekimin tonë më ë madh” ka shkruar ai.
