Nga Shqipëria / E Enjte 1 Shtator 2022, 15:03

Nuk fshihen më, Evi Reçi dhe Kledi Hysa fotografohen bashkë

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP” dhe modeli Kledi Hysaj prej disa kohësh përflitet për një lidhje me këngëtaren dhe moderatoren Evi Reçi. Fillimisht në rrjet nisën të qarkullonin foto të tyre nga vende të njëjta e më pas intervistat e tyre konfirmuan të gjitha dyshimet.

Së fundmi çifti janë parë duke u ulur në një nga lokalet e Tiranës së bashku me disa miq të tyre ku dukeshin dhe goxha të afërt me njëri-tjetrin.

Foto nga “News31”

Mesa duket dyshja tashmë nuk e fshehin më marrëdhënien mes tyre, duke mos u ruajtur më nga syri i publikut.

Foto nga “News31”