Arbana Osmani është bërë nënë për herë të tretë. Arbana ka postuar pak më parë një foto në Instagram ku shfaqet duke mbajtur vajzën e porsalindur dhe zbulon emrin e saj.

Arbana dhe Eduarti i kanë vendosur vajzës emrin Zoi.

“Ëndrrat bëhen realitet. Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot jetë; Mirë se vjen Zoi. Unë, babi yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”, shkruan Arbana.


