Nga Shqipëria / E Hënë 25 Dhjetor 2017, 13:01

Ilva Tare uron Krishtlindjen, Erion Veliaj ka diçka për t'i thënë për pulovrën

Me ardhjen e Krishtlindjeve  personazhet e ndryshme të ekranit kanë zgjedhur Instagramin për të uruar ndjekësit dhe miqtë e tyre. Njëra prej tyre ka qenë edhe gazetarja Ilva Tare, e cila ka postuar një foto ku shihet e veshur me një pulovër që është e dizenjuar me drerë.

Ndër komentet e ndryshme që e uronin, më i veçanti që ka rënë në sy ka qenë komenti që Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i ka bërë me humor gazetares.

“Eh ç’i keni bërë pulovrave me drerë këtë vit, ç’paskeni qenë për pak festa”,-shkruan Veliaj në foton e Ilvës.

Në fakt të shumtë kanë qenë personazhet që i kanë përdorur këto bluza, dhe njëri prej tyre është edhe vetë Veliaj i cili është një adhurues i tyre.