Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Gusht 2022, 22:10

Protesta për 11 vjeçaren/ Fifi përplaset ashpër me aktivisten: Nuk po ndajmë pronat

Ditën e sotme në Tiranë është organizuar një protestë masive për rastin e 11 vjecares në Prishtinë. Protesta u organizua nga këngëtarja e njohur Fifi.

Protesta është organizuar nga këngëtarja e njohur Fifi. Gjatë protestës ajo është përplasur me një protestuese për shkak se kjo e fundit ka falenderuar Zhaklina Lakatarin dhe Xheni Karajn për organizimin.

Aktivistja: Faleminderit të gjithë ata që kanë dalë sot këtu, do doja të ishin shumë më shumë. Faleminderi Zhaklin për gjithçka bën, faleminderit Xhen për gjithçka bën. Faleminderit edhe ju që jeni personazhe të dukshëm shumë më lehtë se shumë të tjerë dehe sot keni gjetur kohën për të ardhur këtu! 

Fifi: Jo jo, unë nuk kam ardhur. Unë e kam organizuar këtë gjë sot këtu!

Aktivistja: Nuk po ndaj pronat unë do them vetëm kaq… Për çfarë e ke realizuar?

Fifi: Nuk është vetëm që është organizuar. Kjo gjëja nuk kam parë asnjë njeri që të marrë një iniciativë për përdhunimin e 11-vjeçares përveç se në Instagram apo Fb (Bërtet)

Zhaklina: Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla.
Fifi: Në Kosovë kanë bërë një ndryshim. Midis Prishtine ku jam rritur unë, nuk guxon me dalë motra ime, vëllau jem, mbesa jem.

Aktivistja: Unë besoj se femrat nuk duhet të ndahen, femrat duhet të bashkohen.

Burimi: Panorama Plus