Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Gusht 2022, 18:06

Parashikimi i motit, çfarë ndodh ditën e parë të shtatorit

Dita e parë e vjeshtës meteorologjike në vend do të ndikohet nga masat ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e gradualisht prej mesditës me dendësim vranësirash në të gjithë vendin. Sipas SHMU në mesditë e pasdite shi lokal me intensitet të ulët. Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi e lehtë e përkohësisht mesatare duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:                                                                                       

në zona malore 12 deri 27°C                                                                                                      në zona e ulëta 17 deri 32°C                                                                                                      në zona bregdetare 18 deri 31°C

Burimi: Abc News