Nga Shqipëria / E Hënë 25 Dhjetor 2017, 13:01

Xhesika Ndoj martohet së shpejti, këngëtarja zbulon unazat e veçanta

Xhesika Ndoj është një personazh që shpesh bëhet pjesë e lajmeve rozë për shkak të fotove të saj provokuese dhe deklaratave të ndryshme.

Ajo para disa kohësh është përmendur për një lidhje me një deputet , lidhje të cilën Xhesika e ka mohuar duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtet. Por pas kësaj nuk u dëgjua më asnjë lajm tjetër rreth jetës së saj personale.

Por mesa duket Xhesika e ka mbajtur shumë ë fshehtë lidhjen e saj pasi këngëtarja së shpejti do të martohet. Sipas ‘Xing.al ‘ajo ka postuar në instagram disa video ku tregon dy unazat, njëra me diamante e tjetra me gur smeraldi.

Përmbi foto ajo ka shkruar “Fejesë,martesë” dhe dy zemra duke zbuluar kështu se këtë vit do të kemi  dasmën e Xhesikës dhe të partnerit të saj që ende nuk i është bërë i ditur identiteti.