Përdhunimi i 11 vjeçares në Kosovë ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë dhe në Shqipëri. Sot në Prishtinë mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e qytetit për të kërkuar drejtësi për rastin.

Protestat janë zhvilluar para Ministrisë së Drejtësisë, ku protestuesit kanë hedhur bojë të kuqe në muret e institucionit.

Mijëra qytetarë janë grumbulluar në sheshet kryesore të Prishtinës duke kërkuar drejtësi dhe bëjnë thirrje para institucioneve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme.

Sakaq protesta për 11-vjecacren nga Kosova do të zhvillohen edhe në Tiranë, sot në sheshin “Nën Tereza” në orën 18:00.
Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri, janë 5 djemtë të cilët kanë abuzuar seksualisht me 11-vjeçaren në Prishtinë të Kosovës.
