Si çdo vit tjetër edhe këtë vit pas mbarimit të Festivalit e Këngës në RTSH nuk kanë munguar polemikat dhe pakënaqësitë nga ana e këngëtarëve. Të shumtë ishin artistët që kanë reaguar për shkak se nuk kanë marrë atë që meritojnë.

Njëri prej tyre është edhe kantautori Redon Makashi, i cili nëpërmjet një statusi të postuar në Facebook ka shprehur zhgënjimin e tij, duke treguar se ishte betuar se nuk do merrte më pjesë në festival.

“Kjo këngë lindi ashtu nga une , u vesh aq bukur e me fines nga orkestrimi i Genti Myftarait , filoj te flas me vargjet e Timo Flokos .... Keshtu qe filloj te ec me kembet e saj e te rritet ashtu ngadal ngadal ne rruget e panjohura me njerez qe e duan dhe e poshterojne me ata qe e puthin e ata qe e peshtyne gjthsesi tani doli ne jete e do ec vete .... Po per nje gje me vjen keq , e vrava me duart e mija pa lindur mire Shkela mbi nje parimin tim qe isha betuar qe kurr nuk do merrja pjes neper konkurime e festivale po thjesht do isha nje spektator i mire i tyre JU DUA ...”-ka shkruar Makashi në statusin e tij.

Redon Makashi kishte kohë që nuk kishe marrë pjesë në ndonjë spektakël dhe as nuk kishte nxjerr një këngë të re, ndërsa në Festivalin e RTSH-së ai u rëndit i dyti.


