Nga Shqipëria / E Martë 30 Gusht 2022, 17:05

Përdhunimi i 11 vjeçares, Dafina shpërthen në lot: Edhe unë jam ngacmuar seksualisht

Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë ka bërë shumë personazhe të njohur të reagojnë publikisht. Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri. Dafina ka publikuar një video ku shfaqet e përlotur dhe në një postim ka treguar se dhe vetë ka qenë e ngacmuar seksualisht.

“Kam qenë e ngacmuar seksualisht! I di të drejtat e mia! Nëna ime na ka rritur ne si nënë/baba/ vëlla/ motër dhe na ka mësuar për të drejtat tona. Do t’i luftoj përgjithmonë abuzuesit! Jam përgjithmonë me ju!”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.

@dafinapipinazeqiri

Im struggeling to even say the words i want to say thats how mad, sad, I am! Stop this bullshit “kqyre qysh pk veshni? Po qitni kong sexy? Pe dridhni botht n’cllube” u dnt have the RIGHT to TAKE WHATS NOT URS EDHE PIKE!!!!!

? original sound - Dafina Zeqiri

Për këtë ngjarje, një protestë do të zhvillohet më 31 gusht, ora 12:00 tek “Zahir Pajaziti”.