Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë ka bërë shumë personazhe të njohur të reagojnë publikisht. Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri. Këngëtarja ka publikuar një video ku shfaqet e përlotur.
“Kini kujdes. Ne jemi njerëz me ndjenja dhe të drejta. Mund të isha unë? Ti? Motra jote? Mamaja jote” shkruan ajo. “Unë po luftoj të them fjalët që dua të them. Ndaloni këto dreq “kqyre qysh po visheni? Po nxirrni këngë seksi? Po dridheni n’clube? Nuk ke të drejtë të marrësh atë që nuk të përket”, shkruan Dafina.
@dafinapipinazeqiri Im struggeling to even say the words i want to say thats how mad, sad, I am! Stop this bullshit “kqyre qysh pk veshni? Po qitni kong sexy? Pe dridhni botht n’cllube” u dnt have the RIGHT to TAKE WHATS NOT URS EDHE PIKE!!!!!
? original sound - Dafina Zeqiri
Këngëtarja ka treguar se dhe vetë ka qenë e ngacmuar seksualisht.

“Kam qenë e ngacmuar seksualisht! I di të drejtat e mia! Nëna ime na ka rritur ne si nënë/baba/ vëlla/ motër dhe na ka mësuar për të drejtat tona. Do t’i luftoj përgjithmonë abuzuesit! Jam përgjithmonë me ju!”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.
Për këtë ngjarje, një protestë do të zhvillohet më 31 gusht, ora 12:00 tek “Zahir Pajaziti”.
