Nga Shqipëria / E Hënë 25 Dhjetor 2017, 12:12

Eni dhe Genci konfirmojnë lidhjen? Festojnë Krishtlindjet së bashku

Eni Koci dhe Genc Prevlukaj janë përfolur shumë kohët  e fundit për shkak se është aluduar për një lidhje midis tyre. Edhe pse ata e kanë mohuar një gjë të tillë, janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dyshja gjithmonë tregohet e rezervuar për lidhjen e tyre, por natën e Krishtlindjeve duket se kanë bërë një përjashtim pasi ata kanë postuar një video ku mesa duket e kanë festuar së bashku këtë natë.

Ka qenë Eni ajo që ka postuar e para një video ku shihen duke trokitur gotat e verës dhe dallohet qartë që dora është e Gencit, për shkak të tatuazhit që mbanë në dorë.

Nuk ka vonuar shumë dhe më pas këtë video e ka hedhur edhe këngëtari .