Nga Shqipëria / E Hënë 29 Gusht 2022, 20:08

Reshje shiu dhe shkarkesa elektrike, 'surprizat' që na presin me motin ditën e martë

Edhe gjatë ditës së martë në Shqipëri do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm. Në pjesën e parë të ditës motit do të jetë i kthjellët, ndërsa mbasdite pritet rikthim i vranësirave në pjesën më të madhe të territori.

Ndërkohë pritet që reshjet e shiut të jenë prezente në të gjithë territorin, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike.

Sa i përket temperaturave pritet që të arrijnë në 32 gradë celcius në vlerën maksimale.

Burimi: Abc News