Nga Shqipëria / E Hënë 29 Gusht 2022, 18:06

Menduam se ishte Donaldi, por ja kush është djali në foton e Bora Zemanit

Bora Zemani publikoi sot disa foto nga Sunny Hill Festival. Në njërën prej tyre ajo shihej pranë një djali, i cili në rrjet u komentua se Ishte Donaldi.

Mirëpo, ndonëse i ngjan shumë, djali në fjalë është këngëtari Sardi Strugaj. Kjo dallohet qartë nga tatuazhet në dorën e tij.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Semi publikoi një foto krah Donaldit dhe Borës duke konfirmuar ribashkimin e tyre.