Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë qenë një nga çiftet më të komentuara këtë vit pas dasmës së tyre madhështore që bërën këtë verë. Ata tashmë jetojnë së bashku në një shtëpi, të cilën shpesh e kanë zbuluar nëpërmjet disa postimeve të ndryshme në instagram.
Me afrimin e Krishtlindjeve, ashtu si shumica e njerëzve edhe çifti ka dashur që të urojë ndjekësit e tij me anë të një urimi shumë të ngrohtë për këto ditë special.

Besi ka shpërndarë para pak minutash një foto ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij, këngëtaren Xhensila Myrtezaj pranë oxhakut, ku dallohet pema e krishtlindjeve. Përkrah fotos ai ka shkruar : "Miq, urime Krishtlindjen. Zoti ju bekoftë, edhe uroj t'ju ngrohë zemrat me dashuri. Bekime".


