
Ditën e sotme gjithë mediat gjermane kanë shkruar për këngëtaren e njohur shqiptare Enca, emri i të cilës ka qarkulluar në çdo portal gjerman dhe shkak për këtë është bërë një koment që ajo i ka lënë reperit të njohur gjerman Nimo.
“Enca i shkruan mesazh Nimos” Surprizë, “Enca i shkruan Nimos mesazh” janë disa nga titujt që kanë qarkulluar ditën e sotme në mediat gjermane pas komentit të saj.
"Urime. 2018 do jetë bombë", ka komentuar ajo në një foto të publikuar nga Nimo, por mesa duket komenti nuk është i rastësishëm pasi pak minuta më vonë reperi ka postuar një foto së bashku me Encën ku shprehet se do të martohet me të.
"Jam njohur me një shqiptare me të cilën do martohesha po të kisha mundësi", shkruan Nimo ndërsa Enca i komenton: "Hahaha ti je i çmendur".
Çfarë po ndodhë midis tyre vallë? Mos ndoshta Enca po përgatitë bashkëpunimin e radhës me reperin e njohur gjermanë? Na ngelet të presim.