Nga Shqipëria / E Diel 28 Gusht 2022, 16:04

E rëndë në Fier/ Gjyshi plagos me çifte mbesën e tij 25 vjeçe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Patos, Fier. Një i moshuar ka plagosur aksidentalisht me çifte mbesën e tij 25 vjeçe.

Vajza është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.