“Terra world” ka publikuar të dhënat e ndjekësve, postimeve, trendeve për Instagram-in, nga muaji qershor deri në korrik. I pari në listë është Ylli Limani, i cili shihet se ka fituar tri pozicione në Instagram, megjithatë ka pësuar rënie sepse nuk ka qenë trend.

Në vend të dytë renditet Elvis Naçi duke fituar 7 pozicione dhe ka qenë trend. I treti në listë renditet Ledri Vula, i cili ka fituar 4 pozicione dhe pas tij futbollisti Granit Xhaka me 19 pozicione. Në vendin e 5-të renditet Xhensila Myrtezaj, e cila ka fituar 16 pozicione.

Më pas, lista vijon me Bora Zemanin, Melindën, Noizyn, Kidën, Loredanën, Trejsi Sejdiun, Sara Hoxhën, Morena Tarakun dhe Einxhel Shkirën. Kjo e fundit, edhe pse renditet e 15-ta, shihet se ka përqindjen më të lartë të të qenurit ‘trend’ me 114%.

Bora ndërkohë kohët e fundit ka pasur rënie.

Ajo që bie në sy në këtë listë edhe Morena Taraku, e cila është si ndër më të ndjekurat.

