Dua Lipa shkoi e veshur me të bardha në dasmën e Simon Porte Jacquemus, themeluesi i markës Jacquemus dhe Marco Maestri.

Këngëtarja me origjinë shqiptare kishte zgjedhur të vishte të brendshme të bardha dhe një fustan të tejdukshëm. Ajo e kombinoi veshjen me sandale gri, çantë të zezë dhe vathë të mëdhenj të bardhë në formë lulesh.

Dua tërhoqi vëmendjen e të gjithve në rrugët e Parisit, teksa shkonte në dasmën e miqve të saj, të cilët festuan me një dasmë franceze të rrethuar nga personat e dashur.


