Nga Shqipëria / E Diel 28 Gusht 2022, 15:03

Pique bëri publike lidhjen e re, Shakira e thumbon publikisht

Shakira duket se ka hedhur një thumb ndaj Pique-s me veprimin e saj të fundit. Këngëtarja është është fotografuar teksa po linte shtëpinë në Barcelonë, së bashku me dy djemtë e saj. Ajo ishte veshur sportive, por nga xhami i makinës të gjithë vëmendjen e mori kapelja që kishte vendosur.

“Me fat në dashuri”, shkruhej në kapele.

Veprimi i këngëtares është komentuar si thumb ndaj Piques, i cili menjëherë pas ndarjes ka nisur një lidhje të re me Clara Chia Marti.