Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Gusht 2022, 22:10

'Sa je shëndoshur', Ronela Hajati nuk ia përton ndjekësit

Ronela Hajati është shumë aktive në rrjete sociale ku së fundmi ka publikuar disa foto nga pushimet. Ajo shfaqet e veshur me rrobabanjo dhe në super formë.

Mirëpo një ndër ndjekësit i ka shkruar: Sa je shëndoshur o rrush!

Nëse mendoni se këngëtarja e ka lënë pa përgjigje, gaboheni! “Pse ti po më mban o rrush?”, i është kthyer ajo.