Mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Why not?' me Roza Latin ishte i ftuar këngëtari Kasto Zizo i cili foli për veten dhe sigurisht nuk munguan as batutat mes moderatores dhe atij. Gjatë një inserti që u transmetua ata ishin maskuar si dy pleq dhe kishin shkuar në sheshin Skënderbej.

Kur ata përfunduan xhiron me makinë, për një moment Kastro është ulur në gjunjë ku dhe ka nxjerr një unazë duke i propozuar Rozës martesë. Roza Lati duke bërë humor është shprehur se këtë moment ja kishin parashikuar edhe plakat e lagjes.

Pasi mbaroi inserti moderatorja e pyet këngëtarin se përse u kompleksua në ato moment dhe këngëtari ka treguar se publiku e kishte kuptuar që ishin ata të dy edhe pse ishin të maskuar.


