Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Gusht 2022, 19:07

Më në fund/ Arrihet marrëveshja Kosovë -Serbi për dokumentet

Mes Kosovës dhe Serbisë është arritur në marrëveshje për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje. Serbia është pajtuar të heqë dokumentet për hyrje-daljet për qytetarët me letërnjoftime të Kosovës dhe se Kosova është pajtuar që të mos lëshojë dokumente të tilla për qytetarët që posedojnë karta të identitetit të Serbisë.

“Sipas Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe. Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë”, ka shkruar Shefi i BE-së në Twitter.