Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Gusht 2022, 18:06

I biri feston ditëlindjen, Adelina Tahiri i dedikon fjalët më të ndjera

Sot është një ditë e veçantë në familjen e Adelina Tahirit. Djali i saj Joni feston ditëlindjen dhe këngëtarja e ka uruar publikisht.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto pranë tij, duke i dedikuar fjalët më të ëmbla. Mes të tjerash Adelina i ka premtuar se do të jetë gjithmonë aty për të.

"Jeta mamit! Urime ditëlindjen dhe gjithë të mirat e kësaj bote të dëshirojmë. Falenderoj Zotin çdo ditë për ty që të kam dhe që më zbukurove jetën. Do jemi gjithmonë afër teje dhe në ngritjet e tua, në uljet e tua. Dhe kur duhet dikush të t’i fshi lotët prapë unë do të jem aty, dhe në gëzimet dhe sukseset e tua unë prapë do të jem aty. Gjithmonë nëna më krenare për ty! Tputh pa fund mami! Urime Ditelindjen Jon. Te don Tate", ka shkruar ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adelina Tahiri Markov (@adelina_tahiri1)