Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme ku një 74 vjeçar pas një grindjeje me të birin e tij gjeti vdekjen ditën e premte. Viktima quhej Fejiz Aliaj dhe banonte së bashku me djalin e tij Selman Aliaj 28-vjeç, në Farkë të Tiranës. Sipas autoriteteve i riu e kishte goditur babain e tij disa herë me çekiç në kokë në mesnatën e ditës së premte dhe e mori trupin e tij në makinën Volsvagen dhe e çoi në liqenin e Farkës, ku e hodhi për të fshehur krimin.

Sipas të dhënave Selmani njihej si një person me probleme mendore. Ditën e nesërme djali tjetër i viktimës ishte kthyer nga Anglia për festat e fundvitit dhe menjëherë ka deklaruar në polici humbjen e babit të tij. Autoritetet blu kanë filluar hetimet mbi pistën e vrasjes pasi panë njollat e gjakut në oborrin e shtëpisë.

Ata kanë arrestuar 28-vjecarin në Kamzë ku ishte duke udhëtuar me të njëjtën makinë ku dhe u gjenden shenjat e krimit.

Sipas Selman Aliaj, ai e vrau babain e tij pas një konflikti që ata kishin, ku sipas tij babai donte ta martonte dhe gruan ta ndanin bashkë. Sipas hetuesve kjo dëshmi nuk është e vërtet duke marrë parasysh gjendjen mendore të autorit.
Burimet thonë se ai prej kohësh jetonte me babain e tij në Shkozë, ndërsa vëllezërit e tjerë ishin në emigrim.

