Nga Shqipëria / E Premte 26 Gusht 2022, 22:10

Goditet nga rrufeja, peshkatari në Gramsh shpëton mrekullisht

55-vjeçari Dule Dollenga ka shpëtuar mrekullisht pasi është goditur nga rrufeja në Gramsh. Ai ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur është goditur nga rrufeja në krahun e majtë.

Menjeherë ne vendin e ngjarjes kanë  mbërritur forcat e zjarrfikëses të cilët bashkë me  banorët e zonës kane bërë të mundur transportimin e peshkatarit të lënduar drejt spitalit Gramsh ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burimi: Abc News