Nga Shqipëria / E Premte 26 Gusht 2022, 16:04

'Dua të fal veten dhe të tjerët nëse i kam lënduar', Britney Spears heq dorë përfundimisht

Britney Spears ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga rrjetet sociale. Ajo ka treguar me postimet në Twitter se do qëndrojë larg gjërave që i sjellin negativitet, duke filluar që nga Instagrami. Britney çaktivizoi sërish llogarinë e saj dhe shkroi në Twitter se dëshiron “të jetë e patrembur, ashtu sikur ishte në rininë e saj dhe të mos jetë aq e frikësuar gjatë gjithë kohës”.

“Po mësoj se çdo ditë është një plan i ri për të provuar të jem një person më i mirë dhe të bëj atë që më bën të lumtur … po, unë zgjedh lumturinë sot. I them vetes çdo ditë që të heq dorë nga hidhërimi dhe të përpiqem të fal veten dhe të tjerët nëse i kam lënduar”, shkroi këngëtarja.

“Unë lutem në të vërtetë për Frymën e Shenjtë dhe shpresoj që ai shpirt të jetë edhe me fëmijët e mi!!!”, përfundoi ajo, duke iu referuar djemve të saj, Sean Preston, 16 vjeç, dhe Jayden James, 15 vjeç. “Po … unë zgjedh lumturinë dhe gëzimin sot!”.