Nga Shqipëria / E Premte 26 Gusht 2022, 14:02

E para në histori: Bukuroshja shfaqet pa pikë grimi në finalen e Miss Anglia 2022

Melisa Raouf solli një revolucion të vogël brenda konkursit të bukurisë “Miss Anglia”. Është hera e parë në 94 vjet histori, që një konkurrente vendos të marrë pjesë pa grim.

“Njerëzit duhet t’i duan të metat dhe papërsosmëritë e tyre,” tha 20-vjeçarja për ‘Independent’. 

“Për mua është shumë e rëndësishme sepse kam përshtypjen se shumë vajza, të moshave të ndryshme, grimohen sepse ndihen pothuajse të detyruara ta bëjnë këtë nga presionet e jashtme. Nëse një person është i kënaqur me lëkurën e tij, ai nuk duhet të ndihet i detyruar ta mbulojë atë me grim. Dobësitë tona na bëjnë ata që jemi dhe këto e bëjnë çdo individ unik. Gjithmonë kam menduar se nuk jam mjaftueshëm e bukur dhe së fundmi kam pranuar faktin që jam e bukur ashtu siç jam dhe për këtë kam vendosur të konkurroj pa make-up. Kam besim në veten time, ndërsa kur kam grim ndihem e bllokuar. Kjo jam unë dhe nuk kam frikë t’u tregohem të tjerëve”.

Melisa Raouf do të marrë pjesë në finalen e “Miss Anglia” me shiritin e Miss Bare Face (fytyrë e pastër) dhe askush më mirë se ajo nuk mund ta meritonte një titull të tillë.