Nga Shqipëria / E Premte 26 Gusht 2022, 12:12

Dje bëri aksident, reagon Ibrahim Tatlises: Jam gati për të kënduar në mbrëmje

Ibrahim Tatlises ka reaguar pas aksidentit të frikëshëm që pësoi ditën e djeshme në Bodrum, ku mbetën të lënduar edhe katër persona të tjerë. Artisti kishte ngecur në automjet dhe është nxjerrë nga ekipet e shpëtimit.

Më pas Tatlises u dërgua në spital, ku iu nënshtrua trajtimit mjekësor. Sipas mediave turke, ai ka pësuar disa tronditje por gjendja e përgjithshme e tij është e mirë.

Artisti ka reaguar me një video të publikuar nga spitali, ku ka njoftuar fansat e tij se do të performojë në koncertin e paralajmëruar në Bodrum.