Nga Shqipëria / E Premte 26 Gusht 2022, 09:09

'Sunny Hill Festival' në Tiranë, rregullat që duhet të ndiqni si pjesëmarrës

Ditën e sotme nis më në fund "Sunny Hill Festival" në Tiranë me artistë shqiptarë e të huaj. Organizatorët kanë publikuar rregullat që duhet të ndiqen nga të gjithë pjesëmarrësit.

Rregullat:

1-Mosha minimale për të ndjekur festivalin vetëm është 16-vjeç.
Të rinjtë nën moshën 16-vjeçare duhet të jenë të shoqëruar nga të rriturit.

2-Ju mund ta rimbushni byzylykun tuaj direkt në vendin ku zhvillohet eventi, por ne ju rekomandojmë ta bëni pagesën nëpërmjet aplikacionit të Sunny Hill Festival për të shmangur radhët e gjata.

3-Për t’u futur, mos harroni:
Kartën ID/Pasaportën
Biletën (digjitale ose të printuar)

4-Në hyrje do të kaloni përmes kontrollit të sigurisë.

Sende të ndaluara:
Mjete të mprehta
Ushqim dhe pije
Produkte aerosoli (spraj)
Parfume
Narkotikë ose substanca të ndaluara
Çakmakë