Nga Shqipëria / E Enjte 25 Gusht 2022, 19:07

Rita Ora tipike shqiptare, ha fasule për mëngjes

Rita Ora nuk ngurron të ndajë me fansat përditshmërinë e saj, por këtë herë ka marrë vëmendjen e shqiptarëve pikërisht prej ushqimit që ka zgjedhur të konsumojë në mëngjes.

Krah produkteve të tjera që ka në pjatë, në qendër shihet tasi me fasulet, një pjatë kjo shumë e dashur për shqiptarët.

Rita pritet të vijë në Tiranë në shtator për një koncert madhështor.

Ndërkohë vetëm pak javë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare i dha fund beqarisë me regjisorin Taika Waititi.